Presidenti Ilir Meta me gjuhë të ashpër ka dënuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan ditën e djeshme në Kuvend. I ftuar në emisionin “Tempora”, Meta tha se me kalimin e ndryshimeve, Shqipëria është larguar edhe më nga çelja e negociatave me Bashkimin Europian.
PJESË NGA INTERVISTA:
PYETJE: 5 qershori u shkel, ku do të jetë Meta?
META: Presidenti ka qënë në mbrojtje të Kushtetutës dhe në krahun e popullit shqiptar. Do të jetë i vendosur dhe i hekurt. Kam disa vite që paralajmëroj plotësimin e kushteve për negociatat. Ky akt i shëmtuar që ndodhi dje, nuk ishte ngjarje e madhe.
PYETJE: A është shkelur 5 qershori?
META: Të lutem bëhu serioze me mua! Sigurisht që është shkelur. Në demokraci gjithmonë është vendosur me konsensus. kjo është ftesë për diktaturë.
PYETJE: Cili është dëmi për shqiptarët?
META: As nuk bëhet fjalë për çeljen e negociatave, por nuk bëhet fjalë për pas zgjedhjeve që të largohet Gjermania. Kemi dhe një super skandal. Shqipëria është kryetare e OSBE-së, dhe pengon që të japë ODIHR ekspertizën e tij.
SONILA MEÇO: Janë shtesa thonë…
META: O zonja Meço, o je shtatzënë ose nuk je. Nuk ka je pak shtatzënë. E thonë edhe në anglisht këtë shprehje. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët. Arbitër tani është populli shqiptar. Në Shqipëri lidhur me integrimin ka dalë gjithmonë ajo që ka thënë presidenti.