16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home ShowBiz

Ndodh edhe kjo! Erion Isai tregon si u martua pa ditur asgjë, nusja i shkoi në zyrë me fustan të bardhë

by News Albania
13/06/2021
in ShowBiz
0
Ndodh edhe kjo! Erion Isai tregon si u martua pa ditur asgjë, nusja i shkoi në zyrë me fustan të bardhë
243
VIEWS
Share on Facebook

Erion Isai është martuar pa e ditur edhe ai vetë se d otë ndodhte kjo gjë. E ftuar në “Gjysma Ime” në “E diela Shqiptare”, Ajlin Petrela, gruaja e Isait ka treguar në prani të tij se iniciativa për të bërë dasmë është marrë nga vetë ajo, pa ditur asgjë Isai. Më 17 Mars, datën e puthjes së parë të tyre, Petrela ka shkuar e veshur nuse në zyrën e Isait dhe ky i fundit nuk kishte kuptuar asgjë.

Kjo, sepse sekretarja e kishte lajmëruar se do të kishin një ceremony celebrimi, por jo se do të martohej ai vetë. Kështu, I veshur me kostum, Isai u bë gati të celebronte një çift, pa e ditur se do të ishte vetë ai që do të firmoste.

Pjesë nga biseda:

Ajlin Petrela: Dhe këtë vit, tani që jam me leje lindjeje kohën më të madhe e kaloj pranë Erionit, isha në Tiranë ato ditë dhe i them shoqes sime të ngushtë që dua t’i bëj një dasmë Erionit. “Si do t’i bësh dasmë?’’, më tha. I thashë “dua t’i shkoj në zyrë, e veshur nuse, pa ditur gjë”. Organizohem me ç’duhej marrë nga Tirana, fustanin e nuses, bëra gjithë përgatitjet e mia, ndërkohë kisha ngritur një grup ËhatsApp-i me stafin e Erionit në mënyrë që asgjë të mos më çedonte dhe të mos nuhaste gjë. Në datë 17, në mëngjes…

Erion Isai: Ta tregoj unë tani pjesën time. Një ditë nga nga rutinat e punës sime në zyrë më hyn asistentja dhe më thotë “shefi, kemi një ceremoni celebrimi”, të cilat unë i bëj si kryebashkiak për çiftet. “Kur e kemi?”, “më datë 17”, ndërkohë dhe fushata kishte filluar. I thashë “pash Zotin se jemi me fushatë, ta lëmë, ta bëjmë më vonë”. Tha “jo, e duan te zyra jote, të vishesh me kostum sepse do ikin në Amerikë dhe do i çojnë edhe në ambasadë këto fotot e dasmës që të jenë edhe më të besueshëm”. Pranova. Erdhi dita, e arredova në kuptimin do sillnin foltoren me logo, do e vendosim etj.

Ajlin Petrela: E vendosi me duart e tij.

Erion Isai: Me duart e mia për çiftin për në Amerikë. Më datë 17 në mëngjes, gdhihem me probleme shëndetësore, nuk isha mirë, po fare. Shkoj në punë, i veshur me gold, xhaketë, piva një kafe në zyrë, nuk më dha efekt, thashë po e pi te lokali përballë. Dola të lokali në qendër të qytetit, marr këtë (Ajlinin) dhe i them “dëgjo kam këtë dasmën, aman bela e madhe, më kanë kërkuar me kostum, por nuk do vesh kostum se nuk jam mirë me shëndet”.

Ajlin Petrela: Mua më ra pika.

Erion Isai: Kjo: “a boll tani, nëse të kanë kërkuar me kostum, me kostum. Njëherë të takojnë ata, atë mbajnë mend”. Thashë “hajde po shkoj”. Ma besoni, jam veshur me kostum dhe aq pa terezi kam qenë sa e kam peng, kam një çafkë flokësh që s’e kam rregulluar. Shkoj atje i veshur me kostum, hap derën dhe shikoj familjen time, familjen e Inës, gjithë stafi im dhe kjo nuse. Martova veten time me dorën time. /tvklan

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania