13 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë

by News Albania
04/05/2021
in Aktualitet
0
Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë
59
VIEWS
Share on Facebook

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Gjirokastër, institucion i cili i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra një personi që kishte ndërtuar një çesmë publike. Kosta Goxha kërkoi ndihmën e emisionit “Fiks Fare” se, vitin e kaluar, gjatë pandemisë ka rregulluar çesmën e besimtarëve në lagjen Kordhocë, si bamirësi për komunitetin dhe për vajzën e tij autike.

“Vitin e kaluar fillova të ndërtoj një çesmë për besimtarët e kësaj zone. Ne kemi festën e Ujit të Bekuar dhe i gjithë fshati jonë vinte në këtë vend, në Kordhocë. Është një ‘vend i mirë’ dhe më parë në këtë vend ka qenë vetëm një depo ujëmbledhëse. Unë e sistemova me gurë. Në fillim i preva disa metra më larg dhe më pas, me ndihmën e komunitetit, i ngjita deri këtu” thotë Kosta, ndërsa tregon edhe çesmën që është në një kodër, ku një pjesë e rrugës është shumë e keqe dhe me pjerrësi të madhe. “Më kanë dhënë para’ edhe banorët e kësaj lagje, pasi ishte për qellim të mirë. Unë e ndërtova për qetësinë e familjes sime. Kam një vajzë autike dhe e bëra për qëtësinë e familjes sime” vijon ai, ndërsa shton se më parë vendi ishte me baltë.

“Unë vetëm sa sistemova rrjedhën e ujit. E bëra të gjithën me krahë. Nga gurët, te tubët madje edhe te projekti. Të gjithin vetë. Por, një ditë më vijnë këtu policë bashkiakë, të rendit. Ata të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Sikur të kisha bërë ndonjë gjë. Më shoqëruan në polici, më mbajtën disa orë. Sikur të isha kriminel. Dhe tani më ka ardhur një shkresë nga IMT që më kanë vendosur një gjobë 5 milionë lekë të vjetra. Ku t’i gjejë këto para. Unë e ndërtova për qetësinë shpirtërore dhe për të lënë diçka pas. Madje, edhe gjatë pandemisë” thotë Kosta.

Pas ankesës, grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Jorgucat, në banesën e z.Kosta Goxha. Ai i tregon gazetarëve se vajzën 26 vjeçe e ka me aftësi të veçanta. Aq e veçantë është sa ka bërë me dhjetëra piktura. “Është autike dhe bën piktura. Në fillim bënte disa vizatime ndërsa tani vetëm piktura. I radhit dhe i sistemon gjërat e saj. I kemi vendosur kudo të gjitha pikturat. Jemi me fat që e kemi. Përpos problemeve, na ka bërë njerëz më të mirë. Djali e kuptoi këtë aftësi. Ajo nuk flet dhe bën piktura. Unë çesmën për këtë e bëra. Për qetësinë e familjes sime. Asnjë gjë më shumë” thotë Kosta.

Fiksi bisedoi me kryeplakun e Jorgucatit, i cili tha se është një familje në nevojë. “I gjithë ai komunitet ka një ditë të veçantë ku festojmë për Ujin e Bekuar. Shkojnë në Kordhoc dhe Kosta e ribëri çesmën. E rregulloi rrjedhën e ujit. Të gjithë ne e dimë se e bëri për qetësinë e tij. Për vajzën. E ndihmuan edhe të tjerët me ndihma. Po i kanë vënë 5 milionë lekë gjobë. Ku ti gjejë ai” thotë kryetari i fshatit.

Fiks Fare bisedoi edhe me ish-kryeinspektorin e IMT-së, Bexhet Baxhella. Ai thotë se është në dijeni të problemeve sociale të z.Goxha, por e ka vendosur sipas ligjit pasi atje ishte vendosur tulla dhe llaç. Gazetarët e pyesin se për ndërtimin e asaj çesme kanë kontribuar të gjithë. Madje, edhe punëtorë të tjerë. Ai pohon se, me aq informacion sa ka arritur të mbledhë, ka rezultuar se z.Goxha ka qenë investitor. Dhe të tjerët e kanë ndihmuar. Fiksi e pyet se ku e mori këtë informacion, ndërsa na thotë se për atë ndërtim është lajmëruar nga policia bashkiake dhe lokale dhe ka vepruar konform ligjit. Në fund, Fiks Fare e pyet se çfarë do të ndodhë me çesmën dhe a do të prishet pasi është “ndërtim pa leje”? Z.Bexhet përgjigjet se nuk do të prishet “nuk parashikohet në ligj, ai ndërtim do të konfiskohet në favor të bashkisë!”.

Burimi: TCH

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Vladimir Muçaj: A do “fluturojë” Rama drejt Amerikës dhe pse?

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Vladimir Muçaj: A do “fluturojë” Rama drejt Amerikës dhe pse?

13/01/2026

Nga Bledi Mane: Emergjente, kthejeni përsëri në Skrapar Mustafa Nanon!

12/01/2026
E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt Vlorës sepse rruga është e prishur

E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt Vlorës sepse rruga është e prishur

12/01/2026
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: 550 ha tokë në Shkodër, të përmbytura! Fshati Obot totalisht i izoluar, 120 cm ujë në rrugë

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: 550 ha tokë në Shkodër, të përmbytura! Fshati Obot totalisht i izoluar, 120 cm ujë në rrugë

12/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In