Një 59-vjeçar me Covid-19 i cili ishte shtruar në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
Ai kishte shfaqur simptoma të rënda si probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.
Ky është pacienti i dytë nga Tepelena që ndërron jetë në 24 orët e fundit.
Në përditësimin e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për një tjetër jetë të humbur nga ky qytet, i moshës 62-vjeçare.