Nderimi:
Shqiptaret ne Amerike: Te percollem nuse Blerinë!…
Ashtu siç amanetin kishte lene mikja jone e shtrenjte, anetarja e shoqates “Skenderbej” Inc , pjese e komunitetit shqiptar te New York, ajo u percoll per ne udhen e perjetesise veshur me fustan dhe vello te bardhe. Blerina nje shpirt i dlire ju bashkua parajses sot, percjelle nga komuniteti shqiptar i New Yorkut. Nuk kishte fund radha e gjate e bashkekombesave zemerthyer per ti dhene lamtumiren e fundit Blerines dhe ne mbeshtetje te nenes se saj trimereshe, bashkeshortit Leke Preçi, vellezerve dhe motrave te Blerines. Dhimbja eshte e madhe te percjellesh nenen e vogelushes 8 vjeçare Altea, por mbeshtetja e gjithe komunitetit shqiptar ketu ne New York, pa diskutim dhe e shoqates “Skenderbej” Inc. ku ajo bente pjese, na ben te ndihemi krenar. T’i gjendesh bashkekombesit ne raste dhimbjeje eshte nga zakonet me te mira qe te paret na kane trasheguar, dhe per kete duhet te ndihemi krenare dhe ta trashegojme tek brezat. Dhimbja behet me e lehte i mbeshtetur nga miq dhe dashamires.
Shpirti jot ne perjetesi mike e shtrenjte Blerine!
New York, 4 Mars 2023