13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndahet nga jeta Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

by News Albania
03/06/2026
in Aktualitet
0
25
VIEWS
Share on Facebook

Rexhep Abdurrahman Meta lindi në Çepan, në një familje të njohur për traditën e punës së ndershme dhe përkushtimin ndaj jetës.

Ai u rrit me shembullin e prindërve të tij, Merjemes dhe Abdurrahmanit, si dhe të vëllezërve e motrave punëtorë, të cilët gëzonin respekt në mbarë krahinën.

Që në rini u dallua për zgjuarsi, vullnet dhe etje për dije.

Kreu me rezultate të larta shkollën pedagogjike, më pas studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi, si dhe specializime të tjera profesionale e ushtarake.
Karrierën e nisi si mësues dhe drejtor në shkollën e fshatit të lindjes, ku u shqua për ndershmëri, korrektësi dhe përkushtim.

Më vonë shërbeu si edukator në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, duke përjetuar edhe sfida të mëdha gjatë angazhimit në ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës.
Në vijim mbajti detyra të rëndësishme në ushtri, ndër to Shef i Propagandës në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak dhe sekretar partie në Brigadën e Ndërlidhjes së Ushtrisë Shqiptare.

Në çdo detyrë u vlerësua si kuadër i përgatitur, organizator i aftë dhe njeri i palodhur.

Ndryshimet e mëdha shoqërore pas viteve ’90 i përjetoi si shumë oficerë të tjerë shqiptarë, por nuk iu nda asnjëherë punës.

Me përulësi, pa bujë dhe me ndershmëri, ai vazhdoi të kontribuojë edhe pas daljes në pension.

Rexhep Meta mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe bashkëfshatarëve si një njeri me zemër të mirë, buzëqeshje të çiltër, karakter të fortë dhe dashuri të pashtershme për punën.

Jeta e tij ishte dëshmi e bindjes se puna e ndershme është vlera më e lartë që mund t’i lërë njeriu familjes dhe shoqërisë.

Kujtimi dhe shembulli i tij do të jetojnë gjatë në zemrat e atyre që e njohën.

“Orakujt e Tomorrit” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e njeriut të shtrenjtë dhe të pazëvendësueshëm të saj!

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In