Nga Engjell SERJANI
Ndahet nga jeta Prof. Naxhi Mamani, themeluesi i Fakultetit Ekonomik në Universiterin e Gjirokastrës.
Ky burri që ndodhet mes këtyre studentëve është Profesor Naxhi Mamani, i cili sot u nda nga ne për tu bashkuar me engjëjt lart në qiell. Iku pa kthim, por la pas emrin e tij të nderuar. Ai ishte një ekonomist profesionist dhe njëkohësisht edukator me vlera dhe perkushtim intelektual. Prof. Mamani do të mbahet mend si Sekretari Shkencor i K.E. Gjirokastër, Kryetar i Dhomës së Tregetisë dhe Industrisë së Jugut dhe si themeluesi i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës.