Engjëll Serjani:
Ndahet nga jeta piktori dhe poeti Gjakovar Dan Gashi.
Mësohet se është ndarë nga jeta në Baden Baden të Gjermanise piktori, poeti dhe atdhetari gakovar Dan GASHI.
Miqtë e tij të shumtë në Gjirokastër i shprehën ngushëllimet e tyre familjes, miqve e bashkëatdhetarëve në Gjermani, Kosovë, Shqipëri dhe diasporë!
Dan Gashi erdhi vetëm një herë në Gjirokastër, i shoqëruar nga gazetari gjakovar i ndjeri Kastriot Shehdadi, por kur u largua, ai bëri shumë miq, duke u lidhur këtu me dhjetra artistë, piktore dhe poetë.
Dan Gashi lindi më 18. 01. 1947 në Ujz të Gjakovës. Emigron dhe vendoset në Baden-Baden të Gjermanisë ku organizan grupe folklorike me karakter kom7bëtar, në disa qendra të Gjermanisë e Zvicrës.
Vazhdimishi i përkushtohe çështjes kombëtare duke ndihmuar drejtpërsëdrejti në të mirë të Kosovës së okupuar nga Serbia.
Është pjesëmarrës në shumë ekspozita pikture, sidomos në ato të përvitshmet, me rastin e 28 nëntorit, në shumë qendra të Gjermanisë dhe të Zvicrës. Në 01.09.2007 hap një ekspozitë vetjake në Gjakovë, ndërsa më 2008 merr pjesë në një ekspozitë kolektive në galerinë e Arteve po në Gjakovë.
Vijon me ekspozita të tjera ne Tiranë, Shqiperi, Gjermani, etj.
Si poet ai në vitin 2011 boton përmbledhjen poetike me titull ”Atje ku më njohin zogjtë”, libër të cilin më vonë e boton të përkthyer edhe në gjermanisht.
Jetoi për disa dekada në Baden-Baden të Gjermanisë së bashku me familjen: gruan, katër vajza e një djalë. Një pjesë e krijimtarisë së tij në artet figurative dhe në poezi, si dhe kontributi i tij atdhetar është pasqyruar vashdimisht në mediat e Shqiperisë e Kosovës nga gazetarët Jaho Margjekaj dhe Kastrot Shehdadi. I përjetshë qoftë kujtimi i tij.
E.Serjani.





