Humoristi i njohur shkodran Paulin Preka ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare
Mjeshtri i Madh i humorit ndërroi jetë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.