Ish-Prokurori famëkeq i diktaturës Aranit Çela dhe vdekja e tij në moshën 98 vjeçare
Aranit Çela, ish-Prokurori famëkeq i diktaturës, është ndarë nga jeta diten e djeshme në moshën 98 vjeçare. Ai ka qenë një nga anëtarët të drejtësisë së atij sistemi fatkeq, i njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagandë, apo tradhti ndaj atdheut. Për shkak se ishte një nga njerëzit më besnik të regjimit komunist, Aranit Çela mbajti poste të larta, si nënkryetar i degës së hetuesisë, prokuror, gjyqtar dhe deputet i Partisë së Punës.