Mësoj dhe ndjej dhimbje për ndarjen para kohe nga jeta të mikut MITAT CENAJ!
Ngushëllime familjes!
Prehu i qetë mik Mitat Cenaj se keni bërë më të mirën në shërbim të Atdheut!
Por ndaj familjes jemi shumë borxhlinj!
Si e kanë përshkruar edhe miqtë, ka qënë Drejtor i Policisë së Qarkut Fier në vitet 1997-98.
Ka shërbyer me devocion në disa rrethe të vendit Dibër, Fier, Vlorë dhe Kukës.
Eshtë goditur nga reformat famëkeqe në vitet 1994 dhe 2006.
Më vjen shumë keq që ikin nga kjo jetë para kohe njerëz si miku i paharruar MITAT CENAJ!
Respekte dhe vlerësime të veçanta si oficer dhe specialist policie, si drejtues në role të ndryshme, shumë profesionist e kompetent.
Nuk harroj vitet 1999-2002 kur ishim në shtabin drejtues të Drejtorisë Policisë Qarkut Fier. Gjithçka është e dekumentuar, është edhe mëndja e dora e profesionistit Mitat Cenaj.
Krahas të tjerave për një periudhë as 1 vjeçare si Shef i Zyrës për Krimet e Rënda studioi 257 dosjet penale pa autor në rang qarku për krimin e vrasjes, janë të shkruara e përpunuara profesionalisht e juridikisht planet e masave, dhe për mbi 90 % e tyre kishim piketuar autorët e punohej për grumbullimin e provave ligjore.
Zbulueshmëria për këto vepra penale ishte e lartë.
Mitati nuk lente ngjarje pa ndjerë e prekur njerëzisht e profesionalisht. Nuk shkëpuste nga vetja dosjen me formularët proçedurialë.
Njerëzve të mirë u shkurtohet jeta. Vdekja vjen shpejt edhe si sëmundje profesionale si ajo e minatorit që ia shkurton jetën silikoza.
Nuk e le edhe në këtë rast pa e përmendur. dhe në se duhet reformë e vertetë në polici, të analizohet shkarkimi i shtabit drejtues DPQ Fier në prill maj 2002. Eshte një peng që nuk hiqet nga shpirti.
Kujtoj me nostalgji përkushtimin gjatë gjithë viteve të karrierës, që nga 28 vjet oficer aktiv, për 22 vjet puntor operativ e ispektor i policisë kriminale të terrenit, konkretizimin e kësaj përvoje të madhe në këtë fushë, duke qënë në shtabin drejtues së bashku më kolegë të tjerë, vitet 1999-prill 2002.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier u kthye në një organ ku kishe se çfarë të mësoje, (me gjithë trysninë që ushtronin manaxhierët, fallsifikatorët që ishin të shumtë, lidhjes së fshehtë me trafikantët), në përpunimin dhe zbatimin e planeve strategjike, si ;
●për grumbullimin e armëve, -ishim të parët në Republike,
●luftës kundër trafiqeve të qënieve njerëzore e kryesisht të femrave për prostitucion, -ndiqnim e proçedonim sa 1/5 në shkallë Rebublike,
● parandalimin e kultivimit të drogës, -dhe dihet mjaftë mirë se kishte zona Cakrani që ishin kthyer si Kolumbi e dytë, për një periudhë të shkurtër u venit kultivimi i saj.
● zbulimin e krimeve të vjetra e kryesisht të rënda, proçedonim sa 1/9 në shkallë Republike.
Besoj, se ishim në kulmim e punës, dhe në proçesin e përpunimit të planit strategjik të luftës kundër drogave të forta, u bën shkarkime e lëvizje të pa argumentuara, që është një peng dhe kohë e ikur bosh, dhe sot e kësaj dite askush nuk na ka thënë një fjalë të drejtëpërdrejtë. Si duket ndikimi i mafias është i fuqishëm.
Kur shkruaj këto rreshta, dridhem i tëri se si shumë e shumë koleg që enden rrugëve, ose që kanë gjetur ndonjë mundësi për të përballuar vevojat e domosdoshme të familjes, kemi ndjerë e ndjejmë përgjegjësi për çfarë ndodh.
Ne nuk kemi ditur dhe nuk dimë ti biem violinës, si një specialist i kësaj fushe, që të dhuron kënaqësi, të gëzon dhe të dredh telat e zëmrës duke të shtuar jetë, sepse violinën e kanë mësuar që në moshë te re. Po t’ja çakordosh telat, a do të na prekë telat e zemrës?
Por, edhe një pjesë nga ne që në moshë te re, 18, 20, 22 vjeç kemi mësuar e ushtruar profesionin se si ti “biem violinës”, por në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, atë të investiguesit, operuesit, depërtuesit, hulumtuesit për të zbuluar, parandaluar dhe goditur fort në kohë gjënë e keqe që dëmton jetën e njërëzve. Ndjeshmëria jonë e zemrës gjithmonë ka qënë e njëllojtë me atë të të ngujuarit e të prekur nga dora kriminale.
Pra ashtu si ai që me emocion i bie violinës, pra heq emocion, energji nga vetja dhe na dhuron ne kënaqësi, ashtu edhe ne shkëpusnim nga vetja një pjesë të mirë të emocioneve, por jo të gëzimit, por të brengës, trishtimit, gjithmonë duke i ruajtur brënda dhe dëmtuar veten, dhe para atij që i ka rënë halli ja lehtësonim dhimbjen duke marr përgjegjësi, por edhe rrisqe rreziku për vete dhe familjen, në proçesin e zbulimit dhe proçedimit për të vërtetën.
Këto ndodhi kanë qënë dhe janë të mistershme si pasojë e ndërhyrjes në këto struktura në kohën kur ato kanë gjetur veten, duke çakorduar gjithçka të mirë që është ngritur me mund e sakrifica.
Prehu i qetë mik Mitat Cenaj se keni bërë më të mirën në shërbim të Atdheut!
Por ndaj familjes jemi shumë borxhlinj!