NANA T’BANI NUSE
Sa me g’zim e mall,
Po t’përcjell kjo shpi,
A na ban hallall,
T’u prift mbar moj bi.
T’kam lind e t’kam rrit’,
Nji ditë me t’ba nuse,
Zoti t’ka godit,
Me vel e buz’ t’kuqe.
Nuse ti po shkon,
Sot moj bija ime,
Nana ju uron,
Gjithmon’ trashëgime.
Ke le në shpi t’huj,
N’shpi tande po shkon,
Mundi s’bahet uj’,
Nana të bekon.
Me miq e dasmorë,
Na u mbush kjo shpi,
Me vel e kunorë,
Udha mbarë moj bi.
Ramazan Çeka