Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar me tone të forta, pas prezantimit të raportit të Komisionit Hetimor, i cili doli në konkluzionin se shkeljet e Presidentit Ilir Meta nuk ishin të mjaftueshme për ta shkarkuar.
Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se PS nuk e shkarkon dot Meten, pasi sipas tij janë “bijë të së njëjtën nënë, janë aleatë”.
“Edhe doni të bëni cubin edhe iu mposhtin cubat. A mund të më thotë Ulsiu se a ka një numër se sa herë duhet që një pushtetarë të shkelë Kushtetutën, për ta shkarkuar?
Pse nuk e shkarkoni? Ju jeni bijtë e së njëjtës nënë. Si mund ta shkarkoni aleatin e 1 prillit.
Asgjë nuk ka bërë pa dijenine tuaj, jeni ortakë që i shkelni syri njëri-tjetrit”-tha Murrizi.