10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Motra e Çipurit i shpëton atentatit me tritol në Vlorë: Dikush ishte poshtë makinës!

by News Albania
23/06/2020
in Kronikë
0
77
VIEWS
Share on Facebook

Motra e Armando Sulejmanit, Etleva Elmazi i ka shpëtuar ditën e sotme një atentati me tritol. Mesditën e sotme, rreth orës 12;30, Policia e Vlorës u vu në alarm pasi mori një telefonatë se në makinën e llojit ‘BMW X3”, ishte gjetur një pako e dyshimtë.
Pas këtij alarmi, është rrethuar zona dhe janë bërë verifikimet përkatëse dhe efektivët kanë konstatuar se në makinën e llojit ‘BMW X3’, që është në emër të motrës së Çipurit, ishte vënë eksploziv.
Më pas, makina është transportuar pranë komisariatit të Vlorës dhe forcat xheniere bënë të mundur heqjen e pakos në mënyrën që të mos shkaktohen dëme në njerëz apo materiale. Aktualisht janë sekuestruar edhe kamerate sigurisë së bizneseve në lagjen “Kushtrimi”, ku dhe ishte parkuar mjeti në momentin që iu vu lënda plasëse. Pamjet filmike, mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se Elmazi, është shprehur se në momentin që ka dalë të marrë makinën e saj, para dhomave të paraburgimit në Vlorë, ku edhe e kishte parkuar, ka parë që një person ka dalë nga poshtë mjetit.
Pikërisht kjo gjë, e ka bërë të dyshojë dhe të njoftojë autoritetet, të cilët më pas zbuluan se në makinën e llojit ‘BMW X3”, ihte vënë një sasi tritoli. “Pashë një person që doli nga poshtë makinës. Njoftova policinë se dyshova,”– mësohet të ketë thënë ajo.
Motivi i këtij atentati mendohet të jetë larja e hesapeve dhe të ketë lidhje me të shkuarën e Sulejmanit. Ky i fundit para pak kohësh ka dalë nga burgu. Armando Sulejmani u vu në pranga pasi iu bë atentat, në muajin shkurt të vitit 2019, për armë mbajtje pa leje.
Motra e Sulejmanit, Etleva, rezulton të jetë gjithashtu nëna e Daut Elmazit, i cili është vënë në pranga si bashkëpunëtor në atentatin kundër Inez Hajrullës. 
Historia e familjes Sulejmani-Elmazi, ‘fijet’ e ngjarjeve që lidhen me mesazhin që morën sot.

Armando Sulejmani i njohur ndryshe si Çipuri i shpëtoi një atentati një vit më parë në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë. Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili ishte shënjestra e atentatit ndodhej në makinën tip “Passat”, bashkë me kunatin dhe një shokun e tij, Orest Rexho dhe Arjan Hasani. Ata ishin duke hipur në makinë, ndërsa disa persona të maskuar dhe me kallashnikov kanë qëlluar nga një makinë në ecje. Ata kanë qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur kunatin dhe shokun e Sulejmanit, dhe duke e plagosur rëndë këtë të fundit.
42-vjeçarit nga Vlora, i është bërë një atentat në muajin maj të vitit 2016, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ai u qëllua me 11 plumba, por shpëtoi duke u plagosur vetëm me një plumb në krah

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania