Sot nuk priten reshje në të gjithë qarqet mbi vendin tonë. Fundjava do të do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët me mbizotërim të orëve me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieve malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 18 / 33 °C
në vendet malore: 13 / 26 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet.