Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territor, disi më të dukshme në zonat Veriore dhe Verilindore.
Nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Vijon nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që mëngjesi të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Ndërsa pasditja do të sjellë, vranësira të pakta e kalimtare në pjesën më të madhe të Kosovës.
Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin sërish përmirësim të kushteve të motit duke ri-sjellë kthjellimet në të gjithë Republikën e Kosovës.