Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit.
Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave.