Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.
Më pas vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit.
Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 40°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.