As sot mos e ndani çadrën, parashikimi i motit për këtë të premte.
Dita e sotme do të nisë me reshje shiu të herëpashershme e prej orëve të paradites reshjet në veri e qendër të vendit do të ndërpriten për ti lënë vendin kthjellimeve.
Reshjet e shiut do të mbeten të lokaliuara në zonat malore dhe në jug.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s, duke sjellë valëzim të forcës 4.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10°C deri në 17°C
në zonat e ulëta 15°C deri në 25°C
në zonat bregdetare 15°C deri në 24°C
Ju urojmë një ditë të mbarë!