Fundjava me mot të qëndrueshëm, e shtuna dhe e diela nën pushtetin e diellit.
Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Mot i kthjellët pritet të mbizotëroj në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat parashikohen të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare jugore pritet të fitoj shpejtësi deri në 10m/sek.
Temperaturat parashikohet të pësojnë rritje të lehtë në të dyja vlerat.