MOSMIRËNJOHËSI, KJO GJALLESË QË KURRË NUK NJEH KUFIJ….
E dini pse njerëzit nuk janë mirënjohës për atë që bën për ta?
Sepse herën e parë që bën diçka për dikë, ti gjeneron te ky njeri mirënjohjen.
Herën e dytë që ti bën, apo jep për dikë, gjeneron tek ai pritshmërinë. Personi pret t’i japësh a të bësh përsëri për të.
Herën e tretë, e ke rrënjosur tashmë pritshmërinë. Personi pret me bindje që ti do të bësh e do të japësh sa herë ai të ketë nevojë.
Herën e katërt, ti gjeneron te ky njeri meritën. Personi pasiv ndjen se e meriton atë çka ti bën, apo jep për të, dhe pretendon ta marrë sa herë ta kërkojë.
Herën e pestë, e ke kthyer kryekëput këtë njeri prè të varësisë së plotë. Personi, ndjen dhe kupton se nuk mund të jetojë më pa atë çka ti i jep. Tashmë e ke llastuar plotësisht.
Herën e gjashtë, ti kupton më në fund se në këtë marrëdhënie njëpalëshe, je vetëm ti që jep dhe bën, pra nuk ekziston reciprociteti dhe vendos të mos bësh e as të japësh më.
Atëherë, personi i llastuar që ti vetë krijove është i nevrikosur me ty, sepse ti po i mohon atë për të cilën ai ka nevojë, e, pikërisht atëherë fillon të të urrejë….
Ti i ke hequr atij atë çka ai besonte se e “meritonte” plotësisht….!!!
Për këtë arsye, duhet të njohim mirë kufirin e të dhënit dhe të bërit, sepse ai që vetëm merr, kurrë nuk di të njoh kufij…duke mbetur veç një MOSMIRËNJOHËS KRONIK! Ejjj njerëz, larg nga mosëmirënjohësit dhe mosëmirēnjohëset! Mundohuni ti njohni dhe sa me shpejt largojuni atyre! I largoni dhe i harroni përgjithmonë!….
Anonim.