Një qytetar ka krikuar në Facebook, kryeministrin Rama për vendimin për të strehuar afganë në Shqipëri.
Qytetari nuk është kundër ardhjes së afganëve, por i shkruan Ramës se merr vendime në kokën e tij pa u diskutuar me asnjë.
”O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh cliruar ti ket vend ,dhe po e përdore sikur te jete pron e jotja ,nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tana ,te duket vetja se je baba i gjith kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia ,kan luftu te tjere ,ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqipetareve mos e merr me koken tane”- shkruan Qemal Pirra.
Rama ndërkohë nuk ka nguruar t’i përgjigjet, duke e siguruar se nuk i merr vendimet vetë, por me autorizimin e popullit që i dha mandatin e tretë.
”Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!”- i kthehet Rama.