Ministri i Brendshëm Bleid Çuçi i ka bërë një ftesë për kafe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe pasardhësin e tij, Gledis Nano. Në momentin që Nano u betua dhe ceremonia përfundoi, Çuçi u drejtua nga Veliu.
Siç duket, Ministri i Brendshëm harroi që mikrofonat ishin hapur dhe e ftoi Veliun për një kafe. Më pas, Çuçi u nis për nga dera, kurse Veliu priste që të kalonte Nano e më pas të shkonte dhe ai.
Nano mori sot zyrtarisht postin si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Veliu.