Foto që po shikoni tregonn përplasjen fizike mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe atij socialist Erion Braçe. Gjithçka nisi në momentin që Salianji i tha ‘kone’ Braçes.
Reagimi nga salla i këtij të fundit bëri që Salianji të largohej nga foltorja dhe të drejtohej drejt tij. Më pas, ajo që shihet janë gardianët që vrapojnë dhe ndërhyjnë mes deputetëve që po përplaseshin fizikisht. Më pas sinjali i Kuvendit u ndërpre dhe gazetarët u nxorrën nga salla.