Bardhyl Reso, ish-pedagog i inxhinierisë, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ishte i ftuar në emisionin “Shqip”, analizoi krizën brenda Partisë Demokratike.
Reso tha se nëse mbështetësit e Sali Berishës, ishin si Evi Kokalari atëherë atij i vinte keq për Berishën dhe për vendin.
“Më vjen keq të flas për gratë por nëqoftëse përkrahësit e Sali Berishës janë të nivelit të Evi Kokalarit mjerë Saliu e mjerë Shqipëria. Një grua që merret me gratë mua nuk më duket zonjë”, u shpreh Reso.