Mjeku milioner i akuzuar për korrupsion/ Edvin Prifti “kapet mat” duke kaluar pushimet me deputeten e PS-së
Pak muaj më parë njeku kardiolog në QSUT Edvin Prifti u akuzua me kërkesë të SPAK për pastrim parash dhe korrupsion. Ai u zbulua rastësisht gjatë hetimeve në Gjykatën e Krujës, ku po përgjohej gjyqtarja Enkeleda Hoxha e shndërruar në avokatin mbrojtës të disa prej kriminelëve më të rrezikshëm në vend. Ndërkohë që emri i kardiokirurgut Edvin Prifti përmendej për korrupsion në sistemin e Shëndetësisë. Për këtë arsye SPAK vendosi t’ i sekuestrojë dy llogari bankare dhe shumat prej 51.5 milionë lekësh dhe 177 mijë euro dhe nga hetimet e mëtejshme u zbulua ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale, e cila konsistonte në paraqitjen e faturave fallco për të shangur pagesën e tatimeve.
Por përtej gjithë këtyre peripecive, mjeku Edvin Prifti mesa duket nuk është shqetësuar shumë dhe po shijon pushimet verore në një resort luksosz në Prevezë nën shoqërinë e deputetes së zgjedhur të PS në Kukës, Gerta Duraku. Nuk dihet nëse mjeku Prifti ka lidhje familjare apo shoqërore me deputeten, por fakti është se janë fotografuar bashkë duke kaluar pushimet dhe në praninë e familjarëve. Mjeku dhe deputetja shihen të buzëqeshur dhe të lumtur duke pozuar me duart lart.