Mjeku Kalo: Ja ku ndryshon viroza e stinës nga varianti Delta!
Mjeku infeksionist Tritan Kalo mëngjesin e sotëm ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, disa informacione të rëndësishme, për të kuptuar se nga ndryshon viroza e stinës nga varianti Delta i Covid-19.
”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, që ka shënja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe, por pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..Në mesin e të sëmurëve me shënjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vende ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, etj.”,- shkruan Kalo.