Mjekja Kolovani: 100 të shtruar në COVID1, spitali funksionon me kapacitet të plotë.
Në spitalin COVID 1 janë të shtruar 100 pacientë ku një pjesë e tyre janë në gjendje më të rënduar.
Mjekja infeksioniste, Entela Kolovani thotë se spitali po funksionon me kapacitet të plotë dhe shumica e të shtruarve i përkasin moshës 50-60 vjeç.
‘’Reagimi i organizmit ndaj kësaj sëmundje në këtë grupmoshë është shumë më i fuqishëm. Tendenca për të shkuar keq është në këtë grupmoshë. Arsyeja është që komplikacionet, nëse sëmundja ka ecur shumë, pasojat janë shumë më të rënda. Kemi raste sigurisht, mosha të treta, ndiqen deri në një farë vendi nga familjarët e tyre dhe më pas drejtohen pranë shërbimit tonë”.
Sipas Kolovanit, është kjo kategori që e kanë të vështirë të pranojnë sëmundjen dhe për këtë arsye u drejtohen vonë spitaleve.
‘’ Ndonjëherë mendojnë se do ta kalojnë lehtë, me simptoma, duke vazhduar punën, duke mos e deklaruar temperaturën, duke mos dashur që të bëjnë tamponin. Këto janë persona ku sëmundja një ditë mund të agrovohet dhe të shkojnë deri në atë pikë ku të mos ketë kthim mbrapa’’, tha ndër të tjera mjekja infeksioniste. z.tosku.