E rëndë në Greqi, futbollisti gjendet i vdekur dhe me duar të lidhura në makinë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mediat Helene shkruajnë se futbollisti, Nikos Tsumanis, është gjendur i vdekur brenda makinës së tij.
31-vjeçari është gjendur pa shenja jete, me duart të lidhura dhe me një rrip në qafë nga familja e tij. Policia dyshon se kjo është një vrasje, por ende nuk ka asnjë pistë mbi ngjarjen.
Pasi u raportua i zhdukur nga miqtë e tij, filluan kërkimet intensive për gjetjen e 31-vjeçarit duke zbuluar më pas trupin e tij të pajetë.
Nikos Tsumanis së fundmi ishte pjesë e Apollonit në kampionatin grek ndërsa ka qenë pjesë e të rinjve të Greqisë në vitin 2011./BW