Misteri/ Publikon fotografitë me sy të nxirë, çfarë i ndodhi blogeres greke
Blogerja greke Stefani Tzaferi është dhunuar brutalisht dhe ka bërë publike disa fotografi që tregojnë gjendjen e saj.
Kuzhinierja e Selanikut që jeton në Kretë duket e nxirë në fytyrë ndërsa syri mezi i hapet nga fryrja. Ajo nuk dha detaje se si iu shkaktua gjendja e tmerrshme, megjithatë ndjekësit në rrjete sociale e mbështetën dhe i sugjeruan që të shkonte në polici për të denoncuar ngjarjen.
“Faleminderit të gjithëve për interesimin tuaj”, shkroi ajo në një postim në rrjete sociale, ndërsa tregoi se ka kontaktuar policinë.
Një nga komentuesit tha se blogerja kishte deklaruar në polici se ishte rrëzuar, jo se ishte rrahur nga partneri. Disa përdorues të tjerë akuzuan se kishte përdorur Photoshop për të marrë vëmendje, ndaj ajo postoi edhe imazhe nga spitali ku po merrte trajtim mjekësor.