Mediat italiane kanë zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet që çuan në zbulimin e biznesmenit Davide Pecorelli, tetë muaj pas zhdukjes së tij. Mësohet se Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin.
Për herë të parë pas tetë muajve, më 12 shtator karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua. Për këtë gjë u informua partnerja e tij me anë të një mesazhi nga banka dhe bashkëpunëtori shqiptar, duke qenë se të dy kishin akses në këtë llogari. Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio.
Pas disa ditësh nën vëzhgim, biznesmeni do të përballej me një tjetër telash. Motori i gomones që ai kishte marrë me qira si rumun mori flakë dhe 45-vjeçari u detyrua të kërkonte ndihmë. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë. Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin. Pecorelli është marrë në pyetje, por pritet që nesër pasdite të dalë para prokurorëve të Perugia-s, për të dhënë llogari në lidhje me identitetin fals që ka përdorur.
Gjëja e parë që ka thënë vetë Pecorelli kur është përballur me kamerat, është se duhet të takonte fëmijët. Në momentin që gazetari i TGCom afrohet për ta pyeturr, Pecorelli, i veshur me një palë pantalloa të shkurtra, kapuç, syze dhe maskë anti-Covid, largohet me nxitim, duke thënë se duhet të shkojë tek fëmijët.
45-vjeçari u zbulua nga autoritetet e ishullit ku gjendej në Itali, pasi iu dogj motori i gomones që kishte marrë me qira. Pecorelli u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun.
Kjo histori ka ende një çështje të pazgjidhur, eshtrat e gjetura brenda mjetit “Skoda Fabia”. Mbetjet kockore që u gjetën brenda makinës së biznesmenit 45-vjeçar u nisën drejt Italisë më datë dhjetë shkurt të këtij vitit, thuajse një muaj pas zhdukjes së Pecorellit. Mostra e eshtrave të gjetura do të krahasoheshin me AND-në e të vëllait të biznesmenit, Antonello Pecorelli, por kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj, ende nuk ka një përgjigje për analizën e tyre.
Duke qenë se Pecorelli i gjet gjallë në Itali, kujt i përkasin këto eshtra? Kë la të shkrumbuar në Shqipëri biznesmeni Italian?
Davide Pecorelli u gjet, tetë muaj pas la të shkrumbuar makinën e tij në Pukë, por kjo histori ka ende një çështje të pazgjidhur, eshtrat e gjetura brenda mjetit “Skoda Fabia”. Mbetjet kockore që u gjetën brenda makinës së biznesmenit 45-vjeçar u nisën drejt Italisë më datë dhjetë shkurt të këtij vitit, thuajse një muaj pas zhdukjes së Pecorellit.
Mostra e eshtrave të gjetura do të krahasoheshin me AND-në e të vëllait të biznesmenit, Antonello Pecorelli, por kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj, ende nuk ka një përgjigje për analizën e tyre. Duke qenë se Pecorelli i gjet gjallë në Itali, kujt i përkasin këto eshtra? Kë la të shkrumbuar në Shqipëri biznesmeni Italian?