Një aksident si një skenar filmi është “stisur” nga duart e policisë këtë të shtunë në në autostradën Vorë-Tiranë. Fatmirësisht vetëm dëme materiale, por me etik të cënuar në raportimin e aksidentit.
Burime sqaruan se një nga automjetet e përfshira në përplasje është në pronësi të Drejtorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Nikoll Rica. Por për çudi, ndryshe nga zakonisht kur Policia e Shtetit nxiton për të informuar mbi personat e përfshirë, njoftoi ngjarjen por i mangët.
“Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.”,njofton policia duke mos vendosur as inicialet e personave të përfshirë në aksident.
Duke ruajtur identitetin e Ricës, policia i shkoi deri në fund ruajtjes së shefit, duke fshehur edhe targën e automjetit.
FOTO, Makina me targën e mbuluar:
Por çfarë ndodh zakonisht?
Në dallim nga drejtori i Policisë, të cilit i urojmë shërim të shpejtë, nëse ka qenë vetë në makinë, Populli i thjesht përballet me procedura precize nga policia.
Marrim si shëmbull një aksident të një motociklete pa pjesmarrës zyrtarë të policsë
“Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore. Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.”,-njofton zakonisht Policia.
Disa muaj më parë, nipi i një drejtori policie u përfshi në një aksident të frikshëm, ku rrezikoi jetën e disa kalimtarëve.