Është votuar nga shumica drafti i dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparalamentare. Kryeministri Edi Rama ka reaguar direkt pas miratitimit të draftit dhe takimit Meta-Basha.
Kreu i qeverisë në një postim në twitter, shihet që i “shkuartuar” pasi shkruan vetë “o”.
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”, shkruan Rama në twitter.
Miratohen me 10 vota pro në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër. Deputetët që votuan kundër janë: Korab Lita, Alban Zeneli, Edjola Braha, Aurora Mara dhe Andi Përmeti.
Ishte Manja ai që i dha fund mbledhjes teksa konfirmoi edhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në parim.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Në mbledhje jemi prezent 15 deputetë anëtar të Ligjeve. 10 vota pro dhe 5 janë kundër për marrëveshjen në parim,”- tha Manja.