8 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministrja që zgërdhihet nëpër ekrane, ndërsa të sëmurët zhyten në terr

by News Albania
20/01/2026
in Aktualitet
0
33
VIEWS
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Urgjencën e QSUT-së, ku errësira ka mbuluar pavionin e Reanimacionit, aty ku çdo sekondë vlen sa një jetë. Ndërsa pacientët në gjendje kritike mbaheshin në frymëmarrje artificiale nga pajisjet që kërkojnë energji konstante, shteti “u fik”, duke lënë pas tmerrin, pasigurinë dhe dështimin total të një sistemi që reklamohet si “shëndetësia që duam”.

Nuk ka turp më të madh se të shohësh Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, të shfaqet çdo ditë nëpër studio televizive me buzëqeshje propagandistike, ndërkohë që realiteti në spitalet tona është një “pus i zi” ku jeta nuk vlen as sa një qindarkë. Mbrëmja e djeshme në Reanimacionin e QSUT ishte pika që mbushi kupën e një populli që po vdes nën vjedhjet galopante të shtetit.

Një dështim që mban emrin e Evis Salës:
Sot, pyetja që rëndon mbi Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, nuk është më se “çfarë nuk shkoi”, por se si ka mundësi që në vitin 2026, spitali më i madh në vend nuk garanton dot as elementin bazë: energjinë elektrike për jetën.

Ky nuk është thjesht një defekt teknik. Ky është një skandal përgjegjësie institucionale. Kur dritat ikin në një pavion reanimacioni, nuk kemi të bëjmë me një incident, por me një “vrasje në tentativë” ndaj të pamundurve.

Akuzat që rëndojnë mbi Ministrinë:

Mungesa e Sigurisë: Ku janë gjeneratorët e emergjencës dhe sistemet UPS që duhet të hyjnë në punë brenda milisekondave? Miliona euro tendera për mirëmbajtje, por në momentin kritik, teknologjia tradhtoi.

Fshehja e Ngjarjes: Pse Ministria e Shëndetësisë tentoi ta kalonte në heshtje këtë makth, duke mos dhënë asnjë sqarim zyrtar deri në orët e vona? Heshtja është bashkëfajësi.

Propaganda vs. Realiteti: Ndërsa Evis Sala shpërndan video me suksese imagjinare në rrjetet sociale, realiteti i mjekëve i publikuar mbrëmë nga JOQ Albania që luftojnë në errësirë me elektrikë dore për të mbajtur njerëzit gjallë, tregon kalbëzimin e sistemit.

Në çdo vend demokratik, një ngjarje e tillë do të shoqërohej me dorëheqje të menjëhershme. ( Marrë nga JOQ)

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

07/02/2026

Politika shqiptare dhe iluzioni i “takimeve” në Amerikë

07/02/2026

Për Klodian Brahon e SPAK!

07/02/2026

Nga Enida Bozheku: 9 orë për 4 me 4!!

07/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In