Tragjedia në Tetovë/ Manastirliu bisedë me homologun Filipçe: Gati për të ndihmuar me të gjitha mundësitë e burimet tona.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ofruar ndihmën e Shqipërisë kundret Maqedonisë së Veriut për të tejkaluar tragjedinë në sptailin e Tetovës.
Ajo ka zhvilluar një bisedë me homologun maqedonas, Venko Filippce të cilit i ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona.
Manastirliu thotë se fqinjët e Maqedonisë së Veriut janë në moment të vështirë. Tragjedia ndodhi në një qytet shqiptar si Tetova teksa deri më tani janë shënuar 14 viktima dhe dhjetëra të lënduar.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë