Vrasja e 18-vjeçares nga Kosova, Ministria e Drejtësisë: Kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital.
Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Marigona Osmanit.
Këshilltarja në Ministrin e Drejtësisë, Nazlie Balaj pohoi se vajza kishte ndërruar jetë 24 orë para se të dërgohej në spital. Balaj në një prononcim për ATV tha se ky ka qenë konstatimi nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, u shprehë Balaj në prononcimin e saj.
Vajza e re u dhunua deri në vdekje nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa, i cili tashmë qëndron pas hekurave.