Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç sot në afërsi të pikëkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë tha se kushti për uljen e tensioneve në veri të Kosovës është tërheqja e njësive speciale të Policisë.
I shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, shkruan për të vizituar pjesën ku po qëndrojnë efektivët e xhandarmërisë serbe.
“Unë refuzoj thirrjet për de-eskalim të situatës drejtuar të dyja palëve, sepse ne nuk po provokojmë, nuk e kemi arrestuar askënd, nuk kemi hyrë në veri, nuk po kërcasim me armë, as nuk kemi bërë ndonjë lëvizje që i ngre tensionet. Ne jemi gati për dialog, por ata duhet t’i heqin njësitë speciale dhe ta kthejnë situatën në gjendjen e mëparshme,”– tha Stefanoviç.