MINISTRI GREK NIKOS DENDIAS VIZITON NESËR SHQIPËRINË/ JA SI DO TË JETË AXHENDA E DENDIAS NË TIRANË…
Mediat greke, e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, e përcaktuar në axhendë ditën e nesërme në Tiranë. Mediat raportojnë se gjatë ditës së nesërme, Ministri Dendias, do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive, midis Greqisë dhe Shqipërisë. Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve, do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Në axhendë, është përcaktuar se Dendias, fillimisht do të takohet me Ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në Ministrinë e Jashtme.
Më pas, Ministri i jashtëm i Greqisë, do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama, ku pas takimit, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjithashtu, pritet të ketë edhe një takim me Presidentin Meta.