Ministri gjerman dërgohet me nxitim në spital, sëmuret gjatë mbledhjes qeveritare.
Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier duhej të dërgohej me urgjencë në një spital të Berlinit pasi u sëmur gjatë një takimi, sipas raporteve të shtypit vendas. Gjendja e tij, si dhe shkaku i incidentit shëndetësor, mbeten të paqarta.
Ministri federal 63-vjeçar u dërgua në spitalin ‘Charite’ të Berlinit, sipas burimeve të cituara nga Bild. Thuhet se ai ishte ankuar për dhimbje dhe kishte vështirësi të fliste para takimit të komitetit ekonomik në një hotel në kryeqytet. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Paul Ziemak, sekretari i përgjithshëm i partisë CDM të Altmaier, gjithashtu i uroi ministrit një shërim të shpejtë në posti në rrjetet sociale.
Incidenti së hënës nuk është hera e parë që Altmaier shfaqet në titujt e mediave për shkak të problemeve shëndetësore. Në tetor 2020, ministri u rrëzua nga podiumi pasi mbajti një fjalim, duke pësuar një plagë në kokë dhe duke thyer hundën, sipas raporteve mediatike, disa prej të cilave thanë se ai mund të ketë humbur shkurtimisht vetëdijen.