MSHMS dënon ashpër dhunën: Hetim të plotë për ngjarjen në spitalin e Fierit
Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan,
Ministria e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.











