13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

Ministja Evis Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për disa kreditë politike, po punojmë ndërsa garantojmë vazhdimësinë e shërbimit

by News Albania
21/05/2026
in Lajme
0
Ministja Evis Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për disa kreditë politike, po punojmë ndërsa garantojmë vazhdimësinë e shërbimit
15
VIEWS
Share on Facebook

Këtë të enjte, në një interpelancë me deputetin demokrat Saimir Korreshi në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se shëndetësia nuk mund të përdoret si një mjet propagande nga opozita për “kreditë politike”.

Teksa mori fjalën në Kuvend, pas Korreshit, ministrja u shpreh se Spitali i Lushnjes është pjesë e një programi investimesh, të financuar nga buxheti i shtetit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sala u shpreh se problematikat në spital nuk janë krijuar së fundmi, por janë “trashëgimi” e mungesës së investimeve ndër vite.

Ajo bëri me dije se investimi për rikonstruksionin ka nisur zyrtarisht në mars. Për këtë vit, janë planifikuar rreth 82 milionë lekë, ndërsa për 2027 parashikohen edhe 236 milionë të tjera.

Ministrja bëri të ditur se është hartuar një plan i përkohshëm riorganizimi, në mënyrë që shërbimet të vijojnë normalisht në ambientet e tjera funksionale të spitalit.

“Ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë, të investojmë duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit. Po zbatohet një plan i përkohëshëm riorganizimi dhe shërbimet e urgjencës, imazherisë, kirurgjisë dhe reparet e tjera vijojnë aktivitetin në ambientet e tjera funksionale të spitalit. Ka një dallim të madh mes kritikës konstruktive dhe përpjekjes për te deformuar realitetin”, tha ajo.

Në fund të fjalës së saj, ministrja nënvizoi se qeveria mirëpret kritikat konstruktive, por kundërshtoi, sipas saj, “retorikën që tenton të paraqesë spitalet publike si struktura të braktisura”.

“Ne e mirëpresim kritikën por nuk mund të pranojmë retorikën që tenton të paraqesë spitale publike si struktura të braktisura. E lehtë të bësh opozitë me batuta, më e vështirë të ndërtosh spitale e të financosh aparatura dhe të mbash sistemin në punë gjatë rikonstruksionit”, shtoi ministrja.

Pjese nga fjala e ministres Sala:

Ka deputetë që sa shohin një skemë ndërtimi shpallin një katastrofë kombëtare, ndryshe nga folklori i alarmit zgjedhim punën dhe investimin. Shëndetësia nuk mund të përdoret si skenë për propagandë frikë ai për të nxirë çdo investim që bëhet vetëm për disa kreditë politike të momentit.

Spitali bashkiak i Lushnjes mbulon mbi 63 mijë banorë dhe funksionon në godina para viteve ‘90, që për dekada kanë pasur amortizim. Kjo nuk është problematikë e kijuar sot, por trashëgimi shumëvjeçare që për vite me radhë nuk mori investime të nevojshme. Për këtë arsye, spitali është përfshirë në programin kombëtar të investimeve të infrastrukturës spitalore, të financuar nga buxheti i shtetit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Investimi ka nisur në 2026 dhe punimet kanë filluar zyrtarisht më 4 mars. Fondi i planifikuar për këtë vit është rreth 82 milionë lekë ndërsa për 2027 janë planifikuar rreth 236 milionë lekë të tjera. Ndërhyrja po realizohet në godinën nr 3, ku funksiononte urgjenca imazheria, kirurgjia, reanimacioni dhe patologjia.

Ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë, të investojmë duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit. Po zbatohet një plan i përkohëshëm riorganizimi dhe shërbimet e urgjencës, imazherisë, kirurgjisë dhe reparet e tjera vijojnë aktivitetin në ambientet e tjera funksionale të spitalit. Ka një dallim të madh mes kritikës konstruktive dhe përpjekjes për te deformuar realitetin.

Ne e mirëpresim kritikën por nuk mund të pranojmë retorikën që tenton të paraqesë spitale publike si struktura të braktisura. E lehtë të bësh opozitë me batuta, më e vështirë të ndërtosh spitale e të financosh aparatura dhe të mbash sistemin në punë gjatë rikonstruksionit.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In