Minatorët kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një peticion me 10,600 firma, ku kërkohet sa më shpejt miratimi i “Statusit të Minatorit”.
Me anë të këtij statusi, minatorët kërkojnë rritjen e sigurisë për jetën e punonjësve të nëntokës, rritjen e pagës në vlerën 70,000 lekë të reja, uljen e moshës për daljen në pension dhe kujdes të veçantë shëndetësor.
Kreu i Sindikatës së Minatorëve Elton Debreshi u shpreh se prej shumë vitesh minatorët janë lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë të veçantë duke ditur vështirësinë e punës së tyre.
Fatkeqësisht shumë minatorë kanë humbur jetën në vendin e punës dhe një nga kërkesat e tyre, saktësisht ajo e sigurisë në punë nuk duhet diskutuar dy herë.
Prej shumë vitesh nuk ka pasur asnjë status të veçantë për minatorët dhe këta të fundit janë në vështirësi ekonomike.
Është e domosdoshme që minatorët të kenë një pension të konsiderueshëm ekonomik, pasi u vjen në ndihmë familjeve të tyre.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka