Milva Ekonomi “kapet mat”, zbulohet skema që përdor për manipulimin e tenderave
Po miq, po. Edhe vetë Milva Ekonomi, “shefja” e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duket se bën pjesë në ata pushtetarë që jo vetëm nuk u bën syri “tërr” për të futur duart në paratë e popullit, por përkundrazi i bën manipulimet fare hapur. Mjaftojnë vetëm pesë minuta për të zbuluar një skemë tepër të thjeshtë që Milva Ekonomi ka zbatuar me përpikmëri në të paktën 3 tendera të ndryshëm për të krijuar idenë që gjoja ka patur konkurencë. Por cila është skema? Në tre tenderat të ndryshëm kanë marrë pjesë vetëm dy pjesëmarrës. Fituesi i paracaktuar me kohë dhe firma “Firmitas Studio” shpk. Kjo e fundit ka marrë pjesë në të tre tenderat dhe në secilin prej tyre nuk ka ofruar asnjë vlerë ekonomike. Pra ka marrë pjesë sa për numër. Por cilët janë tenderat? Le t’i shohim më poshtë:
Tenderi 1:
Objekti: Loti 3 – “Mbikqyrje rehabilitim i veprave të programit ujitje-kullim Rajoni Veri”. Numri i referncës: REF-01551-07-23-2021. Fondi limit: 3,772,772 lekë të reja pa TVSH. Pjesëmarrësi 1: B.O.E. “ANGERBA &ZENIT&CO&LENI-ING&STUDIO-REBUS &HYDROËATER-ALBANIA & GRAMA Consulting Engineers” SHPK me ofertë 3,560,500 lekë të reja pa TVSH – fitues të tenderit. Pjesëmarrësi 2: “Firmitas Studio” shpk, me NUIS L91708008J, pa ofertë ekonomike.
Tenderi 2:
Objekti: Loti 2 – “Mbikqyrje rehabilitim i veprave të programit ujitje-kullim Rajoni Shqipëria e Mesme”. Numri i referencës: REF-01549-07-23-2021. Fondi limit: 5,664,002 772 lekë të reja pa TVSH. Pjesëmarrësi 1: B.O.E. “GJEOKONSULT & CO & G B Civil Engineering & D& C PARTNERS & INSTITUTI DEKLIADA – ALB & A R G I” SHPK me ofertë 5,389,664 lekë të reja pa TVSH – fitues të tenderit. Pjesëmarrësi 2: “Firmitas Studio” shpk, me NUIS L91708008J, pa ofertë ekonomike.
Tenderi 3:
Objekti: Loti 1 – “Mbikqyrje rehabilitim i veprave te programit ujitje-kullim Rajoni Jug”. Numri i referencës: REF-01547-07-23-2021. Fondi limit: 6,123,059 lekë të reja pa TVSH. Pjesëmarrësi 1: B.O.E. “Net – Group & A.SH. Engineering & HE & SK 11 & ARENA MK” SHPK me ofertë 5,802,800 lekë të reja pa TVSH – fitues të tenderit. Pjesëmarrësi 2: “Firmitas Studio” shpk, me NUIS L91708008J, pa ofertë ekonomike.
Shikohet qartë se në të tre tenderat është përdorur e njëjta skemë. Firma “Firmitas Studio” shpk ka marrë pjesë si garuese në të tre tenderat dhe tek asnjëri prej tyre nuk ka ofruar asnjë ofertë. Si rrjedhim, fitues në të tre rastet janë shpallur garuesti që kanë ofruar një ofertë. Në të tre tenderat oferta fituese është thuajse e njëjtë me fondin limit.
Por kush janë pronarët e kësaj firme që përdoret si “zar” për të përmbushur qëllimet përfituese të Milvës? Sipas të dhënave zyrtare rezulton se pronar i saj është një shtetas i quajtur Sokol Bala. Një fakt mjaft interesant është gjithashtu se të tre tenderat kanë patur të njëjtën datë hapjeje dhe mbylljeje. Me një skemë kaq të pastër e të thjeshtë, është e sigurtë që edhe roja i derës së SPAK do të ishte i zoti të kapte “mat” Milva Ekonomin. Por ne e dimë që kjo nuk do të ndodhë, apo jo?