9 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

Miller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës

by News Albania
08/08/2024
in Lajme, Rajoni
0
Miller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës
22
VIEWS
Share on Facebook

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë.

Ai i bëri këto komente gjatë konferencës së përditshme për shtypin, i pyetur rreth veprimeve të mundshme ndaj qeverisë së Kosovës pas mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në veriun e banuar me shumicë serbe, që nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Jemi të shqetësuar nga vendimet e vazhdueshme të pa bashkërenduara të udhëheqjes së Kosovës. Besojmë se ata kanë vënë në rrezik mundësitë, të cilat ne e kemi ndihmuar Kosovës t’i krijojë. Nëse shikoni zhvillimet që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara fuqishëm kanë mbështetur integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e shumetnike.

Por, që të përmbushet ky synim, ne kemi bashkëpunuar vazhdimisht me udhëheqësit politikë të Kosovës në veprimet që kanë forcuar paqen e përparimin në vend dhe cojnë përpara Kosovën në rrugën euroatlantike. Ajo për të cilën e inkurajojmë qeverinë e Kosovës të bëjë është që t’i rikthehet bashkëpunimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtar të saj. E kemi bërë këtë të qartë këtë publikisht por edhe privatisht”, tha zëdhënësi Miller.

Të hënën qeveria e Shteteve të Bashkuara u shpreh “thellësisht e zhgënjyer” me ato që ajo i quaji “veprime të njëanshme dhe të pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës”, për mbylljen e degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës, për të cilat autoritetet në Prishtinë thanë se vepronin pa licencë.

Bashkimi Evropian tha se pret nga qeveria e Kosovës ta rishqyrtojë dhe ta trajtojë çështjen e mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Reagimet ishin të fundit në vazhdën e kritikave që evropianët dhe Shtetet e Bashkuara u drejtuan autoriteteve në Kosovë për veprimet në veriun e vendit.

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës u paraqiti diplomatëve perëndimorë në Prishtinë një plan për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.

Qeveria tha se “liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi. Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian”.

Por, synimi për hapjen e urës që çoi edhe në protesta të qytetarëve serbë në veri, nuk u mbështet nga diplomatët, ndërsa forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja paralajmëruan se “do të trajtojnë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale”./VOA

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania