20 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Miliardat jashtë bankave kapin rekordin pas krizës 2020

by News Albania
February 11, 2021
in Ekonomi
0
50
VIEWS
Share on Facebook

Miliardat jashtë bankave kapin rekordin që pas krizës 2020: Ç’ndodhi në pandemi

Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro), sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat historike tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18%, që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë e raporton këtë tregues.

Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit 23.6% e totalit, (nga 22.1% në dhjetor 2019). Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh të depozitave në atë kohë, si rrjedhojë e frikës së shkaktuar nga kriza financiare globale.

Pasi kishte filluar uljen pas 2009-s, paraja jashtë bankave ka pasur tendencë rritëse që prej vitit 2013 (një tregues indirekt i informalitetit dhe hyrjes së parave të trafiqeve). Por vitin e kaluar rritja ka qenë shumë e fortë, duke përkuar dhe me situatën e shkaktuar në vend nga koronavirusi. Që nga fundi i shkurtit, përpara se të fillonte pandemia ky tregues është rritur me 55 miliardë lekë (450 milionë euro), ose me 19%.

Edhe paraja gjithsej (M3, që përfshin paranë jashtë banke, llogaritë rrjedhëse, depozitat në lekë dhe valutë) është rritur me shpejtësi, me 10%, duke arritur në 1.45 trilionë lekë (11.7 miliardë euro), sërish një nivel rekord dhe zgjerimi më i lartë në gati 20 vjet.

Banka e Shqipërisë ka pohuar se zgjerimi i M3 (parasë gjithsej) vjen nga rritja e kredisë dhe e deficitit buxhetor gjatë 2020. Tek ky i fundit përfshihet dhe eurobondi apo huamarrja e brendshme.

Të dhënat e tjera të Ministrisë së Financave bënë të ditur se deficiti buxhetor në rreth 73 miliardë lekë për janar-nëntor 2020, ose 590 milionë euro, duke reflektuar rënien e të ardhurave nga pandemia dhe rritjen e shpenzimeve për paketat mbështetëse dhe rindërtimin pas tërmetit.

Ndërsa në maj 2020, qeveria emetoi një Eurobond prej 650 milionë eurosh, një pjesë e të cilit shleu eurobondin e mëparshëm (rreth 200 mln euro), një pjesë financoi deficitin buxhetor, dhe një pjesë ndodhet në llogaritë e Bankës së Shqipërisë, në pritje për t’u shpenzuar nga financat.

Ndërsa rritja e parasë jashtë bankave, sipas BSH, pjesërisht shkon në linjë me rritjen e M3 dhe pjesërisht shpjegohet me shtimin e preferencës për cash.

Një tjetër arsye lidhet me faktin që si pasojë e pandemisë janë kufizuar lëvizjet jashtë vendit, çka ka bërë që paraja të qarkullojë në vend.
Niveli i lartë i parasë jashtë bankave në raport me totalin është dhe një tregues i informalitetit të madh në vend. Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se transaksionet e pasurive të paluajtshme (shit-blerjet e pronave) shënuan një nivel rekord për 9 muajt e vitit.

Aktorët e tregut pohojnë se më shumë se gjysma e këtyre transaksioneve kryhen me para cash. Për 9-mujorin, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 76 miliardë lekë (rreth 612 milionë euro), duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009.

Niveli i parasë jashtë bankave prej gati 24% të totalit është shumë më i lartë se i mesatares se Bashkimit Europian dhe në rajon. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9% e totalit. Edhe në rajon ky tregues është më i ulët se 10%./MONITOR

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Katër divorcet e bujshme të vitit

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Katër divorcet e bujshme të vitit

June 20, 2025

Samir Mane “ç’mend” grekët/ Ja çfarë shkruan “Protothema”!

June 20, 2025

Lissalba- “Nën hijen e kohës:    Horizonte të paemërta”

June 19, 2025

Nga Ben Blushi: Kuvendi i Lezhës…

June 19, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In