LINKUN E GOFUND E GJENI NË STORY! 👆🏻
Fjoralba Ruça, një mësuese e përkushtuar dhe nënë e dy fëmijëve, Gentonit 8 vjeç dhe Pegit 15 vjeç, po përballet me një sfidë jetësore pas një diagnoze të rëndë të kancerit në stomak.
Në mars të këtij viti, jeta e saj u përmbys kur mjekët konfirmuan këtë sëmundje të rëndë.
Pas një operacioni të vështirë në Tiranë për heqjen e plotë të stomakut, Fjoralba është tani në Ankara, Turqi, ku po i nënshtrohet seancave të vazhdueshme të kimioterapisë.
Deri më tani, ajo ka përfunduar 5 seanca, dhe janë planifikuar edhe të tjera, për të cilat shpresohet që të sjellin shërim.
Larg fëmijëve të saj, të cilët janë burimi i forcës dhe motivimit të saj, Fjoralba përballet çdo ditë me dhimbje të papërshkrueshme.
Megjithatë, përballë këtyre sfidave, ajo mbetet e vendosur për t’u rikthyer në shtëpi dhe për të qenë pranë Gentonit dhe Pegit, të cilët e presin me padurim.
Fatkeqësisht, shpenzimet e trajtimit, akomodimit dhe ushqimit të veçantë janë jashtë mundësive financiare të saj. Ndihma e familjes dhe miqve e ka mbështetur deri tani, por burimet financiare janë duke u shteruar.
Me zemër në dorë, Fjoralba iu drejtohet të gjithë njerëzve të mirë që kanë mundësi të ndihmojnë. Çdo kontribut, sado i vogël, është një dhuratë e çmuar që do ta afrojë atë më pranë familjes dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
Kjo ndihmë është një akt dashurie dhe solidariteti që mund të bëjë mrekulli.