Rrebeshe shiu në disa zona, mësoni si do të jetë moti sot.
Vendi ynë që në orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta dhe kthjellime të pakta. Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjell rrebeshe shiu, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke huhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.
Era do fryjë mesatare, fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.