Mund ta quani edhe parajsë, ky është vendi më i gjelbër në planetin Tokë!
Kosta Rika është një vend në Amerikën Qëndrore, e njohur për biodiversitetin e tij (mirëpret më shumë se gjysmë milion bimë dhe kafshë të ndryshme) dhe në peisazhet e pafundme mund të gjesh çdo gjë, nga vullkanet, ujëvarat, deri te plazhet e pafundme. Është vendi ideal për të hyrë në kontakt me natyrën e egër, dhe unik ku ka pafund specie endemike si breshkat, majmunët etj. Kosta Rika është edhe parajsa e turizmit të aventurës, ku mund të bësh të gjitha llojet e sportëve ekstreme.
Kohët e fundit, Kosta Rika është renditur në majat e klasifikimit të “Happy Planet Index”, të cilën e ka indentifikuar si vendin më të lumtur në Tokë. Sipas renditjeve, banorët e Kosta Rikës janë më të lumtur se ata të Amerikës.