Dita nis me diell, por priten reshje shiu pasdite, mësoni si do të jetë moti sot.
Territori Shqiptar do jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ku pritet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht duke krijuar mundësi për reshje në të gjithë vendin.
Reshjet do jenë kryesisht me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Kjo situatë atmosferike do të jetë prezente gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante ne mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri ne 22°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në Adriatik dhe Jon dallgëzim 4 ballë.