Djali i Sherif Merdanit: Nuk do të kisha zgjedhur baba tjetër!
Artisti Sherif Merdani u përcoll sot në banesën e fundit. Djali i tij Gerard Merdani, në një prononcim për median, foli për të atin dhe mësimet që ka marrë për të. Ai shpreh se i ati rilindi pasi doli nga burgu, ku vuajti 16 vjet.
Djali i Sherif Merdanit: Nuk do të kisha zgjedhur baba tjetër!
“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, ishte me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar.
Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë.
Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private.
Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Sinfonia e nënës’”, tha ai.
Sherif Merdani u nda nga jeta dje, në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.